
Është gjetur i pajetë 54-vjeçari Valmir Lame, i cili prej 5 ditësh rezultonte i humbur.
Familjarët e 54-vjeçarit, banues i fshatit Kamenicë, kishin dhënë alarmin që në datën 26 janar se kishin humbur kontaktet me të afërmin e tyre. Ata kishin ngritur dyshimet se 54-vjeçari mund të kishte rënë në rezervuarin e fshatit.
Pasditen e së premtes, 31 janar, policia dhe ekipet e polumbarëve kërkuan në rezervuar, atje ku kanë gjetur të pajetë trupin e Lames.
Lini një Përgjigje