TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Janar 2025, 12:53

Megaoperacioni që goditi 7 grupet kriminale, SPAK mbyll hetimet: Durim Bami dhe Leonard Duka plan për të vrarë Ervis Martinajn

Shkruar nga Pamfleti
Megaoperacioni që goditi 7 grupet kriminale, SPAK mbyll hetimet: Durim Bami
Paratë e sekuestruara në megaoperacionin "Revanshi"

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka nisur komunikimin e akuzave për anëtarët e 7 grupeve kriminale, që u goditën në kuadër të operacionit “Revanshi”. 

Pritet që pas kësaj procedure, organi hetues ti drejtohet gjykates për seancë paraprake.

Pjesë e këtyre grupeve, veç subjekteve me rekorde kriminale, u evidentuan të ishin edhe zyrtarë të lartë policor, si drejtori i Policisë së Lezhës Henerigert Mitri, apo persona melidhje me politikën si ish-deputeti Arben Ndoka e vëllai i deputetit Eduard Ndreca, Armando Ndreca. Grupet kriminale vepronin në një territor të gjerë, si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli.

Në kuadër të këtij operacioni u krye fillimisht arrestimi i 20 personave, 14 prej të cilëve në Shqipëri, dhe 6 jashtë vendit, përkatësisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë e 2 në Belgjikë.

SPAK tha se ka goditur grupin kriminal të Ervis Martinajt, i cili në aleancë me grupin e drejtuar nga ish deputeti i PS-se Arben Ndoka dhe bashkëpunëtor me grupin kriminal të Avdylajt në Durrës rekrutonin vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit.

Gjithashtu kontaktuan Emiljano Shullazhin që ndodhet në burg për realizimin e vrasjes se Durim Bamit.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri organizonte lojrat e fatit në këtë qytet duke mbështetur e bashkëpunuar me biznesmenin strategjik Pëllumb Gjoka që ndodhet në arrest në kuadër të dosjes “Metamorfoza” dhe me Shefin e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve po këtë drejtori, Klodjan Shahini drejtonin kultivimin e kanabisit. 

Nga ky operacion, SPAK ka sekuestruar pasuri me vlerë të përafërt mbi 4,5 milion Euro mes tyre gati 3 milionë euro janë para cash dhe valixhe me florinj e ora.

7 grupet kriminale të shkatërruara
Ervis Martinaj       Fushë-Kuqe
Arben Ndoka         Lezhë
Emiljano Shullazi  Durrës
Astrit Avdulaj        Durrës
Durim Bami          Fushë-Krujë
Duka-Hyseni         Tiranë dhe Vlorë
Edison Reçi           Rrëshen

Lini një Përgjigje