TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Janar 2025, 10:31

Plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë, flet nëna e të miturit: Dy kunetërit sherr për kokainën, më qëlluan djalin

Shkruar nga Pamfleti
Plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë, flet nëna e të
Florant dhe Nazmi Pëllumbi

Detaje të reja janë zbardhur nga sherri i dy vëllezërve binjakë që u përfshinë në konflikt dhe për pasojë plumbat kapën djalin e vëllait të tyre të tretë, nipin 15 vjeçar.

Grupi hetimor ka mundur të zbardh plagosjen e 15-vjeçarit falë dëshmisë së dhënë nga nëna e këtij të fundit, e cila ka treguar se njëri prej vëllezërve ka qëlluar në drejtim të tjetrit dhe plumbat kanë kapur djalin e saj.

Sipas saj, konflikti mes të dyve ka nisur fillimisht për shitjen e lëndëve narkotike kokainë, debat që ka degraduar deri në nxjerrje arme. 

Dyshohet se binjakët janë përfshirë në shitjen e kokainës.

Sipas policisë 15 vjeçari u plagos nga arma e xhaxhait Nazmi Pëllumbi  që është shpallur në kërkim ndërsa në pranga është vënë vëllai tjetër binjak Florant Pëllumbi.

Uniformat blu thonë se kanë shpallur në kërkim 29-vjeçarin Nazmi Pëllumbi, xhaxhain e adoleshentit. Ai dyshohet se ka pasur një konflikt për motive të dobëta me vëllanë binjak, Florant Pëllumbi dhe për këtë arsye ka qëlluar me armë zjarri drejt tij. Mirëpo nga të shtënat është dëmtuar aksidentalisht nipi i tyre.

“Në vijim të veprimeve për këtë rast: u shpall në kërkim shtetasi Nazmi Pëllumbi, 29 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit””, njoftoi policia.

Në pranga është vënë vëllai tjetër binjak i përfshirë në këtë ngjarje. Policia ka ushtruar kontrolle dhe ka gjetur në banesën e tij kokainë.

“U arrestua shtetasi Florant Pëllumbi, 29 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje