TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Janar 2025, 08:26

Tritoli në Shkodër, zbardhet dëshmia e pronarit të automjetit

Shkruar nga Pamfleti

Tritoli në Shkodër, zbardhet dëshmia e pronarit të

Të tjera detaje janë zbardhur nga shpërthimi me lëndë plasëse në një automjet në Shkodër. Mësohet se pronari i mjetit është Alban Bushati. Ky i fundit ka deklaruar në polici se merret me tregtimin e fruta perimeve.

“Nuk e kam idenë se kush mund të jenë autorët”, ka deklaruar ai në polici.

Blutë e Shkodrës  thonë se më përpara ky shtetas është marrë me baste sportive dhe ka dyshime se kjo ngjarje mund të lidhet me bastet.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

 

Lini një Përgjigje