
Një 15 vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Fushë-Mzezës në Tiranë. Adoleshenti është paraqitur në Spitalin e Traumës me plagë shkaktuar nga armë zjarri.
Situata mbetet ende e parqet se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor janë vënë në lëvizje për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
“Tiranë/Informacion paraprak/ Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, është paraqitur në spitalin e Traumës një i mitur 15 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në Fushë-Mëzez. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton polica.
Lini një Përgjigje