TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Janar 2025, 14:03

E rëndë në Elbasan/ Banesa shkrumbohet nga flakët, humb jetën e moshuara

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Elbasan/ Banesa shkrumbohet nga flakët, humb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një e moshuar është djegur në banesën e saj.

Bëhet me dije se e moshuara rreth 75 vjeç është djegur brenda banesës ku jetonte e vetme, pasi ka mbetur e bllokuar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtëmajë në Njësinë Administrative Bradashesh.

Banesa e saj u përfshi nga flakët ende në rrethana të paqarta. Policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë ndërhyrë me shpejtësi, por nuk kanë mundur dot të evitojnë tragjedinë. Ndërsa banesa është shkrumbuar totalisht nga flakët.

Paraprakisht dyshohet se gruaja ishte e paralizuar dhe jetonte e vetme, ndësa fëmijët i kishte në emigracion.

"Rreth orës 12:40, në fshatin Shtërmaj, dyshohet se për shkak një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banësen e shtetases H. Ç., rreth 75 vjeçe, e cila jetonte vetëm. Për pasojë, shtetasja H. Ç. ka humbur jetën. 

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e flakëve”, njoftoi policia.

E rëndë në Elbasan/ Banesa shkrumbohet nga flakët, humb

Lini një Përgjigje