TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Janar 2025, 10:34

U kap duke transportuar kokainë në Vlorë; kush është 37-vjeçari i dënuar për pengmarrje, dhunë dhe kanosje

Shkruar nga Pamfleti
U kap duke transportuar kokainë në Vlorë; kush është
Droga e sekuestruar

37-vjeçari Kujtim Metaj i cili arrestua ditën e sotme në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Vortex” në Vlorë, nuk është një emër i panjohur për policinë.

Metaj rezulton person me precedent penal të mëparshëm për heqje të paligjshme të lirisë, ngjarje e ndodhur në vitin 2013.

Metaj është arrestuar gjithashtu për dhunë në familje dhe kanosje në vitet 2020 dhe 2021.

Nga operacioni i sotëm u sekuestruan kokainë dhe heroinë me vlerë 810 mijë euro. Në pranga ranë shtetasit Viktor Jaupaj, 53 vjeç dhe Kujtim Metaj, 37 vjeç, të cilët u kapën duke transportuar lëndë narkotike nga Fier për në Vlorë, për t’ua shitur shtetasve të tjerë që i shpërndanin në doza.

Policia ka sekuestruar në total rreth 3.4 kilogramë kokainë dhe 133 gramë heroinë, me vlerë rreth 810 000 euro.

 

Lini një Përgjigje