TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Janar 2025, 09:35

Sekuestrohet drogë me vlerë 800 mijë euro në Vlorë, bien në pranga 2 fierakët; zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti

Sekuestrohet drogë me vlerë 800 mijë euro në Vlorë,

U sekuestruan mbi 3,5 kg drogë (3,4 kg kokainë dhe 133 gramë heroinë) me vlerë tregu të paktën 810 mijë euro.

Dy persona janë arrestuar nga policia e Vlorës gjatë një aksioni antidrogë pasi janë kapur me sasi të mëdha lëndësh narkotike.

Sipas policisë, në pranga kanë rënë shtetasit Viktor Jaupaj, 53 vjeç dhe Kujtim Metaj, 37 vjeç, të cilët transportonin lëndën narkotike në Vlorë, për t’ua shitur shtetasve të tjerë që i shpërndanin në doza.

Policia ka sekuestruar rreth 3.4 kilogramë kokainë dhe 133 gramë heroinë, me vlerë rreth 810 000 euro.

Viktor Jaupaj dhe Kujtim Metaj, të dy nga Fieri u kapën teksa po lëviznin me automjet në fshatin Novoselë, brenda të cilit u gjet 400 gr kokainë. Pas një kontrolli në banesën e Viktor Jaupajt, u gjetën 2 kg e 979 gramë kokainë dhe 133 gramë heroinë. Policia sekuestroi gjithashtu 3 peshore elektronike, 3 celularë dhe automjetin që këta shtetas përdornin për transport.

Dy të arrestuarit mbaheshin nën survejim nga policia prej gati një muaji, ndërsa bëhet me dije se Jaupaj dhe Metaj ishin furnitorë të drogave të forta.

“Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme Operacionale, me mbështetjen e inteligjencës informative, operacioni policor i koduar “VORTEX”.

Transportonin sasi të lëndëve narkotike në Vlorë, për t’ua shitur shtetasve të tjerë që i shpërndanin në doza, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen rreth 3.4 kilogramë kokainë dhe 133 gramë heroinë, me vlerë rreth 810 000 euro.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me ata të Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar, pas 4 javësh hetime, operacionin policor të koduar “VORTEX”.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasit V. J., 53 vjeç, dhe K. M., 37 vjeç, të dy banues në Fier.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje