TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Janar 2025, 18:48

Atentati në Athinë, objektiv ishte Edi Lulo; akuzat që rëndojnë mbi 2 autorët e dyshuar dhe çfarë ka zbuluar hetimi

Shkruar nga Pamfleti

Atentati në Athinë, objektiv ishte Edi Lulo; akuzat që

Sipas “Eleftheros Typos”, një nga armët e sekuestruara nga shtëpia e një prej të dyshuarve ishte në posedim të tij për më pak se 7 ditë, ndërsa ishte e ruajtur në një qese, ku oficerët e “FBI-së greke” vlerësuan se ishte gati për t’u përdorur në një kontratë të re vdekjeje qe ata kishin marrë përsipër për të ekzekutuar...

Etmond Hysa, 46-vjeari nga Puka, i njohur ndryshe edhe si Edi Lulo, i cili mbeti i plagosur në atentatin e 15 dhjetorit në Athinë, është në gjendje më të stabilizuar shëndetësore.

“Ka kontakt me ambientin, i përgjigjet stimujve por ende nuk mund të flasë. Në fund të fundit, të mos harrojmë se atë paradite në Thrakomakedones, plumbi që e goditi i bëri një… “goditje” të vogël në kokë, nga mbrapa në pjesën e përparme” përshkruan një oficer policie që është marrë me rastin për “Zougla”.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, Edi Lulo alias Etmond Hysa ishte objektivi i atentatorëve.

Në atentat mbeti i vrarë Irakli Davella 47 vjeç nga fshati Mesopotam i Finiqit si dhe një shqiptar tjetër, po me origjinë nga një fshat i Bashkisë Finiq.

Policia greke ka arrestuar për ngjarjen dy të dyshuar si vrasës me pagesë, 44-vjeçarin Jenis Tulja nga Tirana dhe 45-vjecarin Mirjan Guveli nga Saranda.

Gjatë arrestimit, në banesat e tyre policia gjeti armatim të rëndë dhe pajisje vëzhgimi, përvec një shume të madhe në euro.

Sipas “Eleftheros Typos”, një nga armët e sekuestruara nga shtëpia e një prej të dyshuarve ishte në posedim të tij për më pak se shtatë ditë, ndërsa ishte e ruajtur në një qese, ku oficerët e “FBI-së greke” vlerësuan se ishte gati për t’u përdorur në një kontratë të re vdekjeje qe ata kishin marrë përsipër për të ekzekutuar.

Të dyshuarit u identifikuan pas zbulimit të automjetit “Renault” që u përdor në ngjarje. Makina “kontroverse” është regjistruar vizualisht për herë të parë në materialin video që disponon policia greke, katër ditë para sulmit vrasës, në zonën e Nea Smyrni. Pikërisht nga e njëjta pikë, dy autorët kanë nisur më 15 dhjetor rrugëtimin për në Thrakomakedones.

Policia, pasi e pikasi të parkuar dy ditë pas krimit, e vuri nën vëzhgim për gjithsej 10 ditë, duke rënë përfundimisht në gjurmët e autorëve. Shtëpia e 45-vjeçarit në rrugën “Nikolaou Plastira” ishte, siç doli, “baza” e kontratës së vdekjes.

Vlen të theksohet se 4 mjetet e përdorura për të lëvizur pas krimit, ishin të regjistruara në emër të personave të tretë, për të mos u lidhur me dy të dyshuarit, të cilët mbanin një profil “të ulët”.

45-vjeçari është i papunë dhe jetonte në një shtëpi pa qira, ndërsa në vendbanimin e 44-vjeçarit, i cili menaxhonte një kafene, kishte qiramarrëse zyrtare gruan e tij.

Prokuroria ka ngritur akuzat e veprës penale për vrasje dhe tentativë vrasjeje, mbajtje pa leje të armëve luftarake, falsifikim në bashkëpunim, grup kriminal dhe shpërndarës droge.

Dy të arrestuarit do të merren në pyetje mesditën e së enjetes, ndërsa ndodhen në paraburgim.

Sipas dosjes hetimore, viktimat ishin duke shkuar në këmbë drejt veturave të tyre, duke u larguar nga një kafene kur u qëlluan me armë zjarri. Autoritetet e akuzës vlerësojnë se sulmi është vazhdim i një tjetër incidenti të përgjakshëm dhe lidhet me një mosmarrëveshje mes bandave kriminale rivale.

 

Lini një Përgjigje