TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Janar 2025, 13:54

Pesë vjedhje brenda një jave, arrestohet 'skifteri' i monopatinave në Tiranë 

Shkruar nga Pamfleti

Pesë vjedhje brenda një jave, arrestohet 'skifteri' i

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ka vjedhur pesë monopatinë brenda një jave.

I arrestuari me iniciale A.B rezulton i dënuar më parë për dhunë në familje.

"Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Përsëritësi”, për zbardhjen e 5 rasteve të përsëritura të vjedhjes së monopatinave.

Vihet në pranga një 24-vjeçar, i dënuar më parë për dhunë në familje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes, bazuar në denoncimet e marra nga qytetarë të ndryshëm, për raste të vjedhjes të monopatinave të tyre, falë dhe inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësi”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. B., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve të fundit, ka kryer 5 vjedhje në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:

– Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit A. M.;
– Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetases Xh. G.;
– Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit E. I.;
– Më datë 27.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit P. S.;
– Më datë 24.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetases E. K.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas", njofton policia. 

vedhje arretsim

Lini një Përgjigje