TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Janar 2025, 13:10

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset shoferi në Këlcyrë

Shkruar nga Pamfleti

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset shoferi në

Një automjet ka dalë nga rruga,në periferi të qytetit të Këlcyrës duke shkaktuar plagosjen e shoferit.

Aksidenti është regjistruar në rrugën kombëtare Këlcyrë-Përmet, në dalje të qytetit të Këlcyrës. Një mjet tip ‘Opel’ ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor.

Drejtuesit të mjetit i është dhënë ndihma e parë ndërsa është transportuar për në spital. Dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë lagështia në rrugë për shkak të reshjeve të shiut.

Sipas zjarrfikësve të Këlcyrës, menjëherë i është dhënë ndihma e parë shoferit të makinës, i cili është nga Shkodra.

Duke qenë se makina përdorte si karburant gazin e lëngshëm është ndërhyrë për çmontimin e impiantit elektrik, baterisë që rrezikonte shpërthimin.

Lini një Përgjigje