TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Janar 2025, 11:41

"Do t'iu djeg"/ Pacienti kërcënon stafin mjekësor në Korçë, hyn në repartin e dializës me bidon benzine

Shkruar nga Pamfleti

"Do t'iu djeg"/ Pacienti kërcënon stafin mjekësor

Një person ka kërcënuar personelin e shërbimit mjekësor në repartin e dializës, në Korçë.

Bëhet me dije se pacienti Kujtim Mero, paraditen e sotme ka hyrë brenda ambienteve të shërbimit të dializës me një bidon benzinë duke kërcënuar infermierët se do t'i vinte flakën vetes dhe repartit.

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, brenda repartit kanë qenë 20 pacientë duke marrë shërbimin e dializës, por ndërhyrja e shpejtë e forcave të policisë ka shmangur një ngjarje shumë të rëndë. Mësohet se atij i ka rënë nga dora bidoni i benzinës pa arritur t'i vinte flakën.

Ndërkohë, pacienti është shoqëruar në komisariatin e Korçës ku dhe po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje.

Lini një Përgjigje