
Një 64-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim që prej vitit 2015 është arrestuar në Itali teksa po tentonte të largohej drejt Gjermanisë.
Ai u kap në stacionin hekurudhor të Brennerit, pasi po tentonte të largohej nga Italia me një tren ndërkombëtar me destinacion Gjermaninë.
I kërkuar nga Autoriteti Gjyqësor i Firencës për gati një dekadë, shqiptari u kap gjatë një kontrolli rutinë të Policisë Hekurudhore, ku u verifikua se ishte person i shpallur në kërkim dhe i dënuar me burg për shkelje të ligjit italian.
Sipas urdhrit të Prokurorisë së Firencës, atij i kishin mbetur 1 vit, 7 muaj dhe 24 ditë burgim për të vuajtur.
Sipas mediave italiane, shqiptari kishte dalë nga burgu në mars të vitit 2015, por disa javë më vonë u dëbua nga Italia për të vuajtur dënimin e mbetur në Shqipëri. Sipas legjislacionit aktual, ai nuk duhej të ishte kthyer për 10 vite.
Pas identifikimit, ai nuk ka bërë rezistencë dhe ka bashkëpunuar me autoritetet. Aktualisht, është dërguar në Gjykatën e Bolzanos për të vazhduar procedurat e nevojshme ligjore.
Lini një Përgjigje