TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Janar 2025, 18:05

U arrestuan si të dyshuar për atentatin ndaj Davellës, dy shqiptarët “kyçin” gojën; gjykata greke i lë në burg!

Shkruar nga Pamfleti

U arrestuan si të dyshuar për atentatin ndaj Davellës, dy

Dy shqiptarët e arrestuar nga autoritetet greke si të dyshuar për vrasjen e 47-vjeçarit Irakli Davella dhe plagosjes së 46-vjeçari Edi Lulo alias Etmond Hysa, kanë dalë sot para Gjykatës në Greqi. Të dy janë lënë nën masën arrest me burg nga gjykata greke. 

Dy të dyshuarit Jenis Tulja, 44 vjeç dhe Mirjan Guveli, 45 vjeç, mohuan përfshirjen e tyre në ngjarjen e 15 dhjetorit të vitit 2024.

Ata refuzuan të jepnin deklarime para trupit gjykues duke u shprehur se kërkonin të njiheshin fillimisht me provat, veçanërisht ato audio-vizive, të cilën siç përmendën avokatët mbrojtës, ende nuk e kanë marrë.

Konkretisht, në deklaratën e tyre me shkrim, avokatët mbrojtës të dy të pandehurve, Manolis Anastasakis dhe Spyridon Dionysiotis, shprehen: Klientët tanë mohuan akuzat dhe më pas ushtruan të drejtën e tyre për të heshtur, sepse nuk na u vu në dispozicion materiali shkresor i gjithë hetimeve paraprake dhe konkretisht i gjithë materialin audio-vizual që është edhe mjeti dominues i provës. Ne rezervojmë të drejtën për një seancë shtesë kur dhe nëse marrim vesh këto detaje.

Lini një Përgjigje