
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), ka lënë në regjimin “41 biss”, Sokol Mjaçajn, i cili më 15 dhjetor 2023 ekzekutoi në burg Arben Lleshin.
Mjaçaj kishte paraqitur në GJKKO në muajin dhjetor një ankim ku kërkonte rrëzimin e vendimit të Ministrit të Drejtësisë, i cili urdhëroi futjen e tij në regjimin “41 Biss”. GJKKO vendosi rrëzimin e kërkesës së tij duke e lënë Mjaçajn në regjimin “41 Biss”.
“Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Sokol Mjaçaj me objekt kundërshtimin e vendimit nr. 619, datë 11.12.2024, të Ministrit të Drejtësisë “Për zgjatjen e periudhës së regjimit të posaçëm në instuticionin e ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së lartë, për një afat 1 (një) vjeçar, për të burgosurin Sokol Mjaçaj””, thuhet në njoftimin e GJKKO.
Njoftimi i plotë:
Kërkuesi Sokol Mjaçaj me datë 23.12.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Kundërshtim i vendimit nr. 619, datë 11.12.2024, të Ministrit të Drejtësisë”.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Ardit Mustafaj, bazuar në nenet 471 dhe 480 të K.Pr.Penale dhe nenin 17, pika 9, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, me vendimin Nr. 26, datë 30.01.2025, vendosi: Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Sokol Mjaçaj me objekt kundërshtimin e vendimit nr. 619, datë 11.12.2024, të Ministrit të Drejtësisë “Për zgjatjen e periudhës së regjimit të posaçëm në instuticionin e ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së lartë, për një afat 1 (një) vjeçar, për të burgosurin Sokol Mjaçaj”.
Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit.
Tiranë, më datë 30.01.2025
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
Lini një Përgjigje