TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Janar 2025, 07:20

Plagosja me armë e 15-vjeçarit në Tiranë, zbardhet dëshmia e të atit

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja me armë e 15-vjeçarit në Tiranë, zbardhet

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen me armë zjarri të një 15-vjeçari mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.

I mituri është paraqitur në spitalin e Traumës rreth orës 20:30 të mbrëmjes. Ngjarja raportohet te ketë ndodhur në Fushë-Mëzez, ndërsa ka qenë babai i tij që e ka transportuar drejt spitalit.

I pyetur nga grupi hetimor, 15 vjeçari ka refuzuar të tregojë se kush e ka plagosur apo rrethanat e konfliktit.

Në pyetje është marrë edhe babai i djalit, i cili ka deklaruar se nuk ka dijeni për ngjarjen, por ka dëgjuar të shtënat me armë. I mituri i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale nga plumbi që ka marrë në kraharor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë punonjësit e Policisë së bashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe kapjen e autorit.

Lini një Përgjigje