
Sipas policisë, i riu gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë binjak, ka qëlluar me armë zjarri drejt tij dhe nga të shtënat është dëmtuar aksidentalisht 15-vjeçari, nipi i tyre.
Është zbardhur plagosja me armë zjarri e 15 vjeçarit mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
Uniformat blu raportojnë se kanë shpallur në kërkim 29-vjeçarin Nazmi Pëllumbi, xhaxhain e adoleshentit. Dyshohet se ai ka pasur një konflikt për motive të dobëta me vëllanë binjak, Florant Pëllumbi dhe për këtë arsye ka qëlluar me armë zjarri drejt tij. Mirëpo nga të shtënat është dëmtuar aksidentalisht nipi i tyre.
Në pranga është vënë vëllai tjetër binjak i përfshirë në këtë ngjarje. Policia ka ushtruar kontrolle dhe ka gjetur në banesën e tij kokainë.
“U arrestua shtetasi Florant Pëllumbi, 29 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia.
Efektivët pas hetimeve thanë se ngjarja është regjistruar në oborrin e përbashkët të binjakëve. Sa i përket 15-vjeçarit të lënduar, ai vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
"Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Mëzez, ku mbeti i dëmtuar me armë zjarri një 15-vjeçar.
Shpallet në kërkim një 29-vjeçar (xhaxhai i 15-vjeçarit), pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë binjak, ka qëlluar me zjarri drejt tij dhe nga të shtënat është dëmtuar aksidentalisht 15-vjeçari (nipi i tyre).
Arrestohet binjaku i 29-vjeçarit, pasi iu gjet në banesë një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, kanë bënë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmë, në Fushë-Mëzez, ku mbeti i dëmtuar me armë zjarri 15-vjeçar.
Në vijim të veprimeve për këtë rast: u shpall në kërkim shtetasi N. P., 29 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-u arrestua shtetasi F. P., 29 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi N. P. gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë e tij binjak, shtetasin F. P., në oborrin e përbashkët të banesave të tyre, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Nga këto të shtëna ka mbetur i dëmtuar 15-vjeçari (djali i vëllait tjetër të tyre), i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje