TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Janar 2025, 11:13

Trafikuan 7 kg kokainë, kapen dy shqiptarë në Spanjë; si u zbuluan 

Shkruar nga Pamfleti

Trafikuan 7 kg kokainë, kapen dy shqiptarë në Spanjë; si u

Dy shqiptarë janë arrestuar teksa po trafikonin 7 kilogramë kokainë të pastër në zonën e Valencias në Spanjë. 

Agjentët sekuestruan gjithashtu 29 mijë euro cash, katër telefona celularë, si dhe dokumente të shumta që lidhnin të arrestuarit me operacione të tjera policore. 

Media e vendit iberik informon se të arrestuarit janë të moshës 36 dhe 42 vjeç, rezidentë të përkohshëm në Valencia dhe Castellón, por emrat e tyre nuk u bënë të ditur.

Njëri prej tyre fshihte shtatë kilogramë kokainë në bagazhin e automjetit, kurse tjetri e shoqëronte.

Gjatë përgjimit në kuadër të hetimeve të kryera nga Grupi i Krimit të Organizuar i Brigadës Provinciale të Policisë Kombëtare të Valencias, mbi grupet shqiptare të dedikuara për trafikun e drogës me qendër në këtë qytet, u zbulua një takim mes 2 shqiptarëve dhe një personi të tretë, në afërsi të shtëpisë së njërit prej tyre.

Agjentët vunë re se si ndërsa njëri nga të dyshuarit kryente rolin e vëzhgimit, tjetri hyri në shtëpi dhe më vonë u largua me një çantë që e futi në automjet.

Përgjimi dhe ndjekja e shoferit të makinës vijoi më tej nga Njësia e Drogës dhe Krimit të Organizuar (Udyco) në Castellón, deri në kapjen në flagrancë. Në skemën e trafikut të të dyshuarve, u zbulua se ata përdornin automjete në emër të personave tretë.

Të arrestuarit janë izoluar në burg, ku presin edhe daljen në gjykatë për proces.

Lini një Përgjigje