TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Janar 2025, 13:35

Kërcënoi 'borxhliun' dhe i mori automjetin, kapet 37-vjeçari në Durrës; i gjendet drogë dhe municion luftarak

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënoi 'borxhliun' dhe i mori automjetin, kapet

Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Durrës, pasi kërcënoi një person dhe i mori automjetin, pasi pretendonte se duhet t’i shlyente një borxh prej 1200 eurosh.

Në momentin e ndalimit, në banesën e 37-vjeçarit Ergys Vogli, u gjetën një sasi Cannabisi e ndarë në doza gati për shitje, dhe një sasi municioni luftarak.

"Në vijim të kontrolleve të bazuara te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin policor të koduar “Debt”.

Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi E. V., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 17.01.2025, me anë të kanosjes dhe shtrëngimit, i ka marrë automjetin një shtetasi, sepse pretendonte se ky i fundit i kishte borxh 1200 euro.

Më tej, nga kontrolli në banesën e 37-vjeçarit, u gjetën doza të lëndës narkotike Cannabis Sativa, të gatshme për shitje, sende nëpërmjet të cilave ndaheshin dozat dhe një sasi fishekësh kallashnikovi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje