Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka përfunduar një seancë prej më shumë se pesë orësh, për 8 persona të akuzuar për "kontrabandë mallrash", "mosdeklarim të ardhurash", "pastrim parash" dhe "ushtrim pa licencë të aktiviteteve financiare".
Të dyshuarit, akuzohen se kanë sjellë në Shqipëri bizhuteri luksoze të dyshuara si të vjedhura në Francë dhe i kanë shitur në tregun vendas, përmes një argjendarie në Tiranë dhe faqeve online.
Pas shqyrtimit, Gjykata shpalli vendimin, duke dënuar Agustin Mesulin, Altin Dodën dhe Florian Bakun me 11 vite burg, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar ata do të vuajnë 7.5 vjet. Sokol Idrizaj, Elda Idrizaj, u dënuan me 8 vite burg por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar do të vuajnë 5.7 vite burg.
Vendimet e Gjykatës:
Agustin Mesuli – 11 vite burg, me gjykim të shkurtuar 7 vite e 5 muaj
Altin Doda – 11 vite burg, me gjykim të shkurtuar 7 vite e 5 muaj
Sokol Idrizaj – 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 7 muaj
Elda Idrizaj – 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 7 muaj
Florian Baku – 11 vite burg, me gjykim të shkurtuar 7 vite e 5 muaj
Egi Idrizaj – 7 vite burg, me gjykim të shkurtuar 4 vite e 7 muaj (pezullim për shkak të fëmijës)
Bora Idrizaj – 2 vite burg, konvertuar në shërbim prove
Vangjush Kashari – Pafajësi
Tomor Baruti – 2 vite burg, konvertuar në shërbim prove
Lini një Përgjigje