
Një 12-vjeçar është shoqëruar në polici, pasi lëvizte me pistoletë me vete në Kavajë. Gjatë kontrollit fizik të miturit ju gjet pistoleta me një karikator me fishekë luftarak.
Policia gjithashtu ka shoqëruar dhe proceduar penalisht babanë e 12-vjeçarit, shtetasin me inicialet B.A, 35 vjeç, për veprën penale keqtrajtimi i të miturve.
Për shkak të moshës, 12-vjeçari është lënë i lirë ndërsa arma e zjarrit pistoletë dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
“Kavajë/ Qarkullonte i armatosur me armë zjarri pistoletë, falë informacionit të marrë nga qytetarët, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe shoqëruan në Polici një të mitur 12-vjecar.
Gjatë kontrollit fizik të miturit ju gjet arma e zjarrit pistoletë me një karikator me fishekë luftarak.
Policia ka shoqëruar dhe proceduar penalisht babin e të miturit për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas një informacionit të marrë falë bashkëpunimit me qytetarët, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe shoqërimin e 12-vjeçarit me banim në fshatin Luz i Vogël, Kavajë, i cili mbante me vete një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë luftarak.
Specialistët për hetimin krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë shoqëruar dhe proceduar penalisht babanë e 12-vjeçarit, shtetasin B.A, 35 vjeç, për veprën penale keqtrajtimi i të miturve.
Ndërkohë po punohet në bashkëpunim me Prokurorinë për të gjetur se ku e ka marrë armën e zjarrit 12-vjeçari dhe për të dokumentuar edhe ngjarje te tjera ku dyshohet i mituri dhe babai i tij.
12-vjeçari për shkak të moshës është lënë i lirë ndërsa arma e zjarrit pistoletë dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje