Publikohen fotot e tre të arrestuarve Igli Pallosha, Ralf Zoga dhe Eris Krymbi, 25-vjeçarët të cilët u kapën në Tiranë me 520 gramë kanabis.
Tre të rinjtë funksiononin si grup kriminal dhe akuzohen për transport kanabisi nga Tajlanda drejt Shqipërisë nëpërmjet shërbimit postar.
Policia sekuestroi një sasi prej 520 gramësh me përqindje të lartë THC, e cila kapte vlerën e 11 mijë eurove, shuma parash, aparate celulare, sende me vlerë dhe prova të tjera materiale.
Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i 3 të rinjve banues në Tiranë: Igli Pallosha, 25 vjeç, Ralf Zoga, 25 vjeç, Eris Krymbi, 25 vjeç.
“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë trafikuar lëndë narkotike kanabis me përqindje të lartë THC nga Tajlanda në Shqipëri, me anë të shërbimit postar”, njoftoi sot policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Lini një Përgjigje