TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Shkurt 2025, 11:30

Drogë nga Tajlanda në Shqipëri, goditet grupi kriminal në Tiranë; zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti
Drogë nga Tajlanda në Shqipëri, goditet grupi kriminal në
Foto ilustruese

Një grup kriminal që trafikonte kanabis nga Tajlanda drejt Shqipërisë nëpërmjet shërbimit postar, është goditur nga policia e kryeqytetit, ndërsa janë arrestuar 3 persona.

Policia ka sekuestruar një sasi prej 520 gramësh me përqindje të lartë THC, me vlerë 11 000 euro, shuma parash, aparate celulare, sende me vlerë dhe prova të tjera materiale.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i 3 personave banues në Tiranë: Igli Pallosha, 25 vjeç, Ralf Zoga, 25 vjeç, Eris Krymbi, 25 vjeç.

‘Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë trafikuar lëndë narkotike kanabis me përqindje të lartë THC nga Tajlanda në Shqipëri, me anë të shërbimit postar’, njoftoi sot policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

goditet grupi kriminal në tiranë

Lini një Përgjigje