TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Shkurt 2025, 16:15

Përndiqte vajza të mitura, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Përndiqte vajza të mitura, arrestohet 41-vjeçari në

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme 4 shtetase të mitura.

Policia njofton se është proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasi F. K, 35 vjeç, pasagjer në automjetin me të cilën lëvizte 41-vjeçari i arrestuar, i cili përndiqte shtetaset e mitura.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 41 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme 4 shtetase të mitura. Në vijim të veprimeve është proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasi F. K, 35 vjeç, pasagjer në automjetin me të cilën lëvizte 41-vjeçari i arrestuar, i cili përndiqte shtetaset e mitura”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje