
Një sasi eksplozivi është vendosur në portën e jashtme të një banese në lagjen Zezë të Niklës. Fatmirësisht lënda plasëse nuk ka shpërthyer, ndërkohë që policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.
Nga raportimet mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në banesën e shtetasit Sh. Mehmeti.
Mësohet se pronari i banesës nuk njihet si person problematik apo që mund të ketë konflikte me dikë, dhe kjo e bën më të vështirë punën për zbardhjen e ngjarjes.
“Paraditen e djeshme shtetasi Sh. M., 51 vjeç, ka njoftuar policinë se në afërsi të rrethimit të jashtëm të banesës së tij në Nikël, ka konstatuar 2 kallëpe dyshohet me lëndë plasëse dhe fitil zjarrpërcjelles, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe per identifikimin dhe kapjen e autorit”, thotë policia.
Lini një Përgjigje