TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Shkurt 2025, 09:42

I përfshirë në trafik droge, kapet në Fier 34-vjeçari në kërkim ndërkombëtar; pritet të ekstradohet në Itali

Shkruar nga Pamfleti

I përfshirë në trafik droge, kapet në Fier 34-vjeçari

Një 34-vjeçar nga Lushnja ka rënë në prangat e policisë në Fier, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Bëhet me dije se 34-vjeçari Klaus Muça transportonte lëndë narkotike për llogari të grupeve kriminale.

Mësohet se Gjykata e Milanos kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Pritet që Klaus Muça të ekstradohet në Itali, për t’u përballur me drejtësinë.

“Kapet nga shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Fier gjatë operacionit policor të koduar “Transportuesi” dhe arrestohet për t’u ekstraduar në Itali, një shtetas për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i aksioneve intensive të Policisë, të kryera me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Transportuesi”.

Gjatë operacionit, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar K. M., 34 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjykata e Milanos i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

34-vjeçari kishte rolin e transportuesit të lëndëve narkotike për llogari të grupeve kriminale. Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali”, njofton policia.

trafik droge arrestim

Lini një Përgjigje