TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Shkurt 2025, 22:33

Qëllohet me armë ndaj patrullës së policisë, po hiqnin kamerat e paligjshme të sigurisë

Shkruar nga Pamfleti
Qëllohet me armë ndaj patrullës së policisë, po hiqnin

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Linaj në Malësinë e Madhe. Nga raportimet mësohet se është qëlluar me armë në drejtim të një patrulle policie.

Efektivët kanë hequr disa kamera sigurie në Linaj të Malësisë së Madhe dhe dy persona kanë qëlluar policinë.

Disa shtetas janë shoqëruar në komisariatin e policisë në Malësinë e Madhe.

Deri tani nuk raportohet për të plagosur.

Më herët u raportuar se të shtënat me armë kishin ndodhur si pasojë e një sherri mes dy personave.

Lini një Përgjigje