TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Shkurt 2025, 10:38

Mashtronin shtetas të huaj përmes investimeve në bursë, policia godet call-centerin në Tiranë; 6 persona të arrestuar

Shkruar nga Pamfleti

Mashtronin shtetas të huaj përmes investimeve në bursë,

Policia ka goditur një tjetër qendër call centeri, e cila përdorej për të mashtruar qytetarë të huaj. Si rezultat i operacionit të koduar “Location 1” janë vënë në pranga 6 persona, si dhe është proceduar 1 tjetër.

Po ashtu janë sekuestruar pajisje kompjuterike, aparate celulare dhe prova të tjera materiale.

Sipas policisë, personat nxisnin shtetas të hua të investonin në bursa fiktive.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike nën drejtimin e Prokurorisë, falë inteligjencës policore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Location 1”. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. K., 25 vjeç, S. S., 26 vjeç, S. M., 22 vjeç, E. H., 30 vjeç, B. I., 25 vjeç dhe S. Ll., 29 vjeç, të 6 banues në Tiranë. Procedohet penalisht shtetasi M. D., 20 vjeç.

Këta shtetas gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, janë kapur në flagrancë gjatë kohës që mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursë fiktive me qëllim për të rimarrë paratë që këta kishin humbur më parë po me të njëjtën mënyrë mashtrimi. Këtë aktivitet e ushtronin në ambientin e përshtatur si call-center në rrugën “Dritan Hoxha””, tha policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Lini një Përgjigje