TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Shkurt 2025, 10:22

Babai vrau djalin me thikë, policia zbardh dinamikën

Shkruar nga Pamfleti
Babai vrau djalin me thikë, policia zbardh dinamikën
Hekuran Gjoni dhe viktima Asim Gjoni

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në kryeqytet, ku babai vrau me thikë djalin e tij, i identifikuar si Asim Gjoni. Lidhur me këtë ngjarja ka reaguar policia, ku thotë se shkak është bërë një konflikt i çastit për motive të dobëta.

Policia vuri në pranga autorin e ngjarjes 74-vjeçarin Hekuran Gjoni.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 18:50 në zonën e Kodrës së Priftit në Tiranë, në rrugën Ilia Shyti. 

Siapas informacioneve, në dëshminë e 74-vjeçari t thuhet se djali e bullizonte.

Goditi me një mjet prerës djalin e tij i cili për pasojë humbi jetën, Policia ve në pranga autorin.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. Gj., 74 vjeç, banues në Tiranë.  Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi pasditen e djeshme, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, në ngarkim të shtetasit H. Gj”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

babai vret me thike djalin

Lini një Përgjigje