TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Shkurt 2025, 13:20

Të shtënat terrorizuan fshatin, policia zbardh ngjarjen në Malësinë e Madhe: Dy të rinj shkuan për të vjedhur, por u pikasën nga banorët

Shkruar nga Pamfleti

Të shtënat terrorizuan fshatin, policia zbardh ngjarjen në

Zbardhen detaje të tjera nga të shtënat me armë zjarri në Malësi të Madhe, të cilat terrorizuan banorët e fshatit Gruemirë. Dy persona me motor qëlluan mbi 100 plumba, duke sjellë dhe përplasje me banorët.

Fillimisht u tha se personat kishin qëlluar me armë ndaj disa kamerave të sigurisë, ndërkohë që policia në një reagim zyrtar bën me dije se është bërë identifikimi i tyre. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se dy personat kishin shkuar për të vjedhur në fshat, por janë pikasur nga banorët. Policia shprehet se ata kanë qëlluar në ajër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të  ngjarjes së ndodhur në fshatin Gruemirë, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe si rezultat i veprimeve të shpejta u bë e mundur  zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e tyre.

U shpallën në kërkim shtetasit E. V., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri dhe R. Z(P)., 27 vjeç,  banues në fshatin Shtoj i Vjetër;

Nga veprimet paraprake rezulton se dy shtetasit e mësipërm dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur në fshatin Gruemirë por janë diktuar nga tre shtetas banorë të fshatit e të cilët këta dy shtetas kanë debatuar dhe më pas gjatë largimit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre”, tha policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

Lini një Përgjigje