TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Shkurt 2025, 13:05

Aksident në Pogradec, automjeti përplas të moshuarin që shpërndante qumësht; 72-vjeçari në gjendje të rëndë 

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Pogradec, automjeti përplas të moshuarin që

Një aksident automobilistik ka ndodhur në hyrje të qytetit të Pogradecit pranë gjimnazit “Gjergj Pekmezi”. Një mjet me targa greke ka përplasur 72-vjeçarin, Fiqiri Maxhari që lëvizte me biçikletë duke e plagosur rëndë atë.

Fiqiri Maxhari, ka qenë duke transportuar qumësht kur ka ndodhur aksidenti. Mësohet se ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmën mjekësore.

Fiqiri Maxhari ka marrë dëmtime të shumta në kokë dhe fraktura të tjera në trup. Ai po merr ndihmën mjekësore dhe do vlerësohet nga mjekët nëse do të niset në Tiranë apo jo, pasi gjendja e të moshuarit është e rëndë.

Aksident në Pogradec, automjeti përplas të moshuarin që

Lini një Përgjigje