TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Maj 2026, 08:54

Plagosja në Tiranë, dalin emrat kush janë të përfshirë në sherr

Shkruar nga Pamfleti
Plagosja në Tiranë, dalin emrat kush janë të
Plagosja në Tiranë për një vend parkimi

Një përplasje për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një 55-vjeçari mëngjesin e kësaj të enjteje (21 maj) në Tiranë.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 07:40, në zonën e njohur si “Nisharaku”, shtetasi  Enton Nushaj 48 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin Armando Millonaj  55 vjeç, pas një konflikti mes tyre.

I plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa në kërkim u shpall autori.

Mësohet se shkak i konfliktit ka qenë për parkimin e makinës.

"Rreth orës 07:40, në vendin e quajtur “Nisharaku”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. N., 48 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., 55 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.", njoftoi Policia.

plagosja për një vend parkimi në tiranë

Lini një Përgjigje