Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Unazën Perëndimore të Shkodrës.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një person rreth 50 vjeç.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Ende nuk janë bërë të ditura identiteti i viktimës dhe detaje të tjera mbi gjendjen e personave të përfshirë në aksident.
Lini një Përgjigje