Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një këmbësoreje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin kombëtar Librazhd-Prrenjas, në vendin e njohur si “Ura e Spatharit”.
Sipas burimeve nga vendngjarja, shtetasja Heidije Bajrami, rreth 65 vjeçe, është përplasur nga një automjet tip “Toyota”, që drejtohej nga shtetasi Xheladin Omeri.
Bëhet me dije se si pasojë e përplasjes së fortë, e moshuara është plagosur rëndë. Ajo është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Librazhdit, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës për në urgjencë.
Menjëherë pas ngjarjes, policia mbërriti në vendin e aksidentit dhe nisi hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së ngjarjes.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit po merret në pyetje nga grupi hetimor.
Lini një Përgjigje