
26 persona janë arrestuar pas një operacioni të gjerë antidrogë të zhvilluar në Itali nga Karabinierët e ROS-it dhe Skuadra Fluturuese, të cilët goditën një organizatë kriminale të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, një shqiptar me bazë në Romë konsiderohet "koka" e grupit kriminal dhe një nga furnizuesit kryesorë të organizatës me kokainë dhe kanabis.
Operacioni u zhvillua në lagjet Villagrazia, Santa Maria di Gesù dhe Villaggio Santa Rosalia në Palermo, me urdhër të gjykatës së hetimeve paraprake.
Hetuesit zbuluan se droga mbërrinte nga Roma dhe brigjet e Kalabrisë, për t’u shpërndarë më pas në Palermo dhe zona të tjera të Italisë. Gjatë hetimeve janë dokumentuar dhjetëra episode të shitjes së lëndëve narkotike dhe aktivitetit të organizatës.
Të arrestuarit akuzohen, në shkallë të ndryshme, për organizatë kriminale të trafikut të drogës, ndërsa disa prej akuzave rëndohen edhe nga përdorimi i metodave mafioze.
Lini një Përgjigje