TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Maj 2026, 12:38

I dehur në timon dhe përplasi makinën e policisë, burg për 44-vjeçarin në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

I dehur në timon dhe përplasi makinën e policisë, burg

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 44-vjeçarin Rezart Abazaj, i cili gjatë fundjavës, në gjendje të dehur, përplasi me automjet makinën e policisë në përpjekje për t’u larguar.

Avokati mbrojtës, Vladimir Skënderi, deklaroi se 44-vjeçari kishte kryer të njëjtën vepër penale edhe dy muaj më parë, kur ndaj tij ishte vendosur masa “detyrim paraqitjeje”. Sipas tij, në seancë Abazaj e ka pranuar veprën dhe ka shfaqur pendesë.

“Ndaj tij ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka kryer disa vepra penale sikurse kundërshtimi me dhunë i punonjësve të rendit publik, shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të automjetit. Një arsye tjetër që gjykata mbajti këtë qëndrim është sepse ai është përsëritës, të njëjtën vepër e ka kryer edhe dy muaj më parë dhe për të njëjtën vepër ai ka qenë në masën shtrënguese detyrim paraqitjeje në Policinë Gjyqësore. Për këtë shkak, gjykata me të drejtë, pavarësisht se ne si palë mbrojtëse na interesonte një masë më e lehtë, caktoi arrest në burg. I hetuari e pranoi që e ka kryer këtë vepër, pavarësisht se ai ishte nën ndikimin e alkoolit dhe shumë gjëra nuk arrinte t’i mbante mend, niveli i alkoolit ishte 1.4, shumë i lartë, por mbajti qëndrim pohues dhe pendues në seancë”, tha avokati.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së shtunës në zonën e ish-Kënetës në Durrës, vetëm pak metra larg vendit ku ndodhi aksidenti tragjik që u mori jetën dy të miturve dhe plagosi një të tretë.

Sipas informacioneve, policia ishte njoftuar nga banorët e zonës për një drejtues mjeti që po lëvizte me shpejtësi dhe në mënyrë të pakontrolluar në lagjen 17. Gjatë ndjekjes nga policia, Abazaj dyshohet se ka lëvizur automjetin mbrapsht dhe ka përplasur makinën e efektivëve në tentativë për t’u larguar.

1 Komente

  1. T
    Tony

    Shif mer se cfare ftyre ka. Kemi pas kujtu se jemi race e bukur e superiore nga ish propaganda. Shifni mer cfare ftyre ka, pse mer paskemi qene kaq race eshemtute dhe e poshter, pse!? Shetit neper Europe e dallohet menjehere Shqiptari me surrat te qelbur e kokegdhe si ky. Zbulimi i kontinentit Amerikan i sakatoi Europianet, sepse ajka, te zotet, te mencurit, inteligjentet iken e ne Europe mbeten koke shkembinjte, dembelet e te pazotet. E them kete se e pashe cfare ndodhi e po ndodh ne Shqiperi dhe e kam pare edhe ne Britani ku gjeta popull injorant, dembel dru me pre e me vese. Kete e kam vene re qe te njeriu i zakonshem, ndertuesi, mekaniku, shitesi, polici e zyrtari shtetit, doktori e shume te tjere me dhjeroploma. Njelloj kudo, apo jam une cope miishi me dy sy!?

    Lini një Përgjigje