TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Maj 2026, 09:14

Si ndodhi plagosja e Leonard Demës në Mamurras, dalin detaje të reja nga operacioni policor

Shkruar nga Pamfleti
Si ndodhi plagosja e Leonard Demës në Mamurras, dalin detaje të
Si ndodhi plagosja e Leonard Demës në Mamurras,

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Mamurras, ku Leonard Dema mbeti i plagosur gjatë një operacioni të forcave policore që synonin arrestimin e tij.

Sipas burimeve, njësia FAST e Policisë së Shtetit kishte disa ditë që gjurmonte 23-vjeçarin dhe kishte ngritur një grup operacional për kapjen e tij.

Efektivët policorë kanë përdorur automjete jozyrtare, ndërsa ishin të pajisur me uniforma policie. Në momentin që iu afruan automjetit ku ndodheshin Leonard Dema dhe Amadeo Fufi, policia ka kryer manovra për bllokimin e rrugës, duke i prerë rrugën mjetit të të rinjve.

Sipas policisë, nga ana e pasagjerit, ku ndodhej Amadeo Fufi, është nxjerrë një objekt që dyshohej të ishte armë zjarri. Në ato momente, efektivët kanë hapur zjarr, duke plagosur shoferin e automjetit.

Më pas, grupi FAST ka zbritur nga mjetet dhe ka bërë arrestimin e Fufit, ndërsa Leonard Dema është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Arma e sekuestruar është dërguar për ekzaminim në laborator, ku do të përcaktohet nëse ka qenë funksionale dhe do të kryhen verifikime për gjurmët e gishtërinjve.

Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) pritet të marrë në pyetje personat e përfshirë dhe të këqyrë kamerat e sigurisë të një biznesi pranë vendngjarjes, për të verifikuar nëse janë ndjekur procedurat standarde policore gjatë operacionit.

Nga spitali bëhet me dije se gjendja shëndetësore e Leonard Demës ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lini një Përgjigje