TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Maj 2026, 07:23

Aksident i rëndë në aksin Thumanë–Laç, humb jetën një person; plagosen katër të tjerë 

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në aksin Thumanë–Laç, humb
Foto Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në aksin Thumanë–Laç, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar një viktimë.

Si pasojë e përplasjes së fortë, një person ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.

 

thumanë–laç aksident i rëndë humb jetën një person

Lini një Përgjigje