TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Maj 2026, 20:16

Me shpejtësi skëterrë në mes të qytetit, “Porsche” shkatërron dy makina në Fier; shoferi tenton arratisjen!

Shkruar nga Pamfleti
Me shpejtësi skëterrë në mes të qytetit,
Pamje nga vendngjarja

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Fierit, ku drejtuesi i një automjeti tip “Porsche” ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me dy automjete të parkuara anës rrugës.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, makina luksoze po lëvizte me shpejtësi të lartë në momentin e aksidentit, ndërsa përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale te dy automjetet e parkuara.

Pas aksidentit, drejtuesi i “Porsche”-s ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se ai ka hequr edhe targën e automjetit, në përpjekje për të shmangur identifikimin.

Kanë qenë qytetarët e pranishëm ata që kanë ndërhyrë fillimisht për ta penguar të largohej, ndërsa më pas një patrullë policie që ndodhej pranë zonës ka bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e tij.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa pritet edhe një reagim zyrtar lidhur me identitetin e drejtuesit dhe shkaqet e ngjarjes.

aksident

1 Komente

  1. S
    Skerdi Prifti.

    Organet kompetente duhet me doemos ,të vendosin ligje të reja përsa i përket automjeteve ,si Vetura dhe Motorave dyrrotësh ,me kapacitet të lartë Kw,dhe shpejtësie,që kalojnë normat e qarkullimt Rrugorë!

    Lini një Përgjigje