Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në New York, ku një grua shqiptare humbi jetën pasi ra në një pusetë të pambuluar në mes të rrugës.
Viktima është identifikuar si Donike Gocaj, 56 vjeçe, banuese në Briarcliff Manor. Sipas autoriteteve policore, ngjarja ndodhi rreth orës 23:19 të së hënës, në kryqëzimin e Rrugës së 52-të me Avenynë e Pestë në Manhattan.
Dëshmitarët thanë se gruaja kishte dalë nga automjeti i saj dhe pak çaste më pas ra në një pusetë elektrike të hapur, rreth 3 metra të thellë, që i përkiste kompanisë Con Edison.
“E mbylli derën e makinës dhe bëri një hap përpara. Papritur u zhduk”, tregoi dëshmitari Carlton Wood për mediat amerikane.
Sipas tij, qytetarët që ndodheshin pranë tentuan menjëherë t’i jepnin ndihmë, ndërsa prisnin mbërritjen e ekipeve të emergjencës. Njëri prej tyre solli edhe një shkallë të vogël, por thellësia e pusetës e bëri të pamundur nxjerrjen e saj.
“Ajo po bërtiste se po vdiste”, deklaroi dëshmitari.
Zjarrfikësit e FDNY organizuan një operacion shpëtimi për ta nxjerrë gruan nga puseta, duke përdorur shkallë për të hyrë në të. Kur u nxor, Donike Gocaj ishte pa ndjenja dhe pa shenja jete. Ajo u transportua me urgjencë drejt NewYork-Presbyterian Hospital, ku më pas u konfirmua vdekja e saj.
Familjarët e viktimës thanë se në vendngjarje nuk kishte tabela paralajmëruese, kone sigurie apo barriera mbrojtëse rreth pusetës së hapur. Sipas rregulloreve të qytetit, pusetat duhet të jenë të mbuluara ose të sinjalizuara qartë për të shmangur rreziqe të tilla.
Avokati Christopher J. Gorayeb u shpreh se incidente të ngjashme nuk janë të pazakonta në New York dhe se kapakët e pusetave duhet të sigurohen në mënyrë që të mos zhvendosen aksidentalisht.
Ndërkohë, kompania Con Edison deklaroi se, bazuar në pamjet e kamerave të sigurisë, dyshohet që kapaku i pusetës të ishte zhvendosur pak minuta më herët nga kalimi i një kamioni të rëndë. Sipas kompanisë, rreth 12 minuta më pas, viktima parkoi automjetin pranë vendit ku ndodhi aksidenti fatal.
Të martën në mëngjes, familjarët e Donike Gocajt vizituan vendin e ngjarjes në përpjekje për të kuptuar rrethanat e tragjedisë. Sipas tyre, 56-vjeçarja la pas një djalë, një vajzë dhe dy nipër e mbesa.
Policia e New York-ut (NYPD) bëri të ditur se nuk ka dyshime për vepër penale, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vijojnë.
Ja policia, nuk ka dyshime per veper penale. Kush e hoqi puseten, pse e hoqi, kush nuk u kujdes. Per te ruajtur bythen e vet vihen kamera edhe ne ndenjesen e halese e per zonat hic nuk do tia dije kush, as per rruge e as per kriminele qe te marrin jeten per nje portofol bosh. I kemi provuar, ka dembelizem e korrupsion te gershetuara bashke. Kot nuk jane shume barcaleta per policet ne te gjithe boten. Rezultati: NUK KA DYSHIM PER VEPER PENALE. Ha ha ha!