TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Maj 2026, 11:43

Kontroll blic në burgun e Vlorës, gjenden iPhone brenda në dyshekë

Shkruar nga Pamfleti
Kontroll blic në burgun e Vlorës, gjenden iPhone brenda në
iPhone brenda në dyshekë në burgun e Vlorës

Kontrolle të befasishme janë zhvilluar në burgun e Vlorës, ku është evidentuar një rast i posedimit të sendeve të ndaluara. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjediset e brendshme në katin e dytë u konstatua dhe u sekuestrua një aparat celular tip Iphone, i fshehur brenda në dyshek.

Lidhur me rastin janë kryer veprimet proceduriale dhe është mbajtur procesverbal për bllokimin dhe sekuestrimin e sendeve të bllokuara. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar në forcimin e sigurisë në institucionet penitenciare dhe në goditjen e çdo paligjshmërie brenda sistemit.

Edhe pak ditë më parë janë bërë kontrolle në ambientet e Burgut të Durrësit, në godinën B u konstatua dhe u sekuestrua një aparat celular i tipit “iPhone 17 Pro Max”, i cili i përkiste Artur Hoxhosmanit.

Mësohet se telefoni në qelinë e Hoxhosmanit është gjetur pas një përgjimi të kryer nga Byroja Kombëtare e Hetimit përmes pajisjes “IMSI Catcher”, pasi i paraburgosuri ishte nën përgjim nga agjentët e BKH-së.

Më pas, agjentët kanë njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, e cila mori masa të menjëhershme për kryerjen e kontrollit në qelinë ku qëndronte Artur Hoxhosmani, ku u gjet edhe pajisja telefonike.

Kush janë vëllezërit Hoxhosmani?

Vëllezërit Hoxhosmani kanë qenë pjesë e një grupi kriminal që trafikoi mbi 6 tonë drogë me vlerë rreth 411 milionë euro, nga Amerika Latine drejt Europës.

Arturi dhe vëllai i tij Klevis Hoxhosmani u kapën pas një viti hetimesh, kryesisht pas rrëfimeve nga Erion Alibej, i cili u shpall “i penduar” dhe ka dhënë informacion kundër grupit të organizuar për trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Nga hetimi rezultoi se ky grup ishte aktiv në vitet 2020-2021 në disa shtete europiane, përqendruar në trafikimin e kokainës dhe hashashit nga Kolumbia dhe Ekuadori drejt BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Grupi i tyre u godit nga SPAK në korrik, ku ranë në pranga 6 persona, ndërsa 7 të tjerë u shpallën në kërkim. Emra të njohur të botës së krimit, si Palurent Dervishaj, i penduari Erion Alibej, por edhe Hoxhosmani apo bosi i ‘Cincos’, Ermir Ndreaj, ishin pjesë e grupit me 16 anëtarë në total që trafikuan të paktën 6 ton kokainë, me vlerë tregu 411 milionë Euro.

kontroll blic në burgun e vlorës

Lini një Përgjigje