TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Maj 2026, 13:16

Shisnin kokainë e kanabis pranë shkollave, arrestohen 9 persona në Durrës; 3 të tjerë në kërkim

Shkruar nga Pamfleti

Shisnin kokainë e kanabis pranë shkollave, arrestohen 9 persona

9 persona janë arrestuar në Durrës, pasi akuzohen për shitje kanabisi e kokaine pranë shkollave.

Sipas policisë, 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë shtetas të moshës 20 deri në 48 vjeç, të gjithë banues në Kavajë.

Policia bën me dije se është sekuestruar droga e ndarë në doza dhe celularë.

Sipas hetimeve, të dyshuarit vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe ushtronin aktivitetin e shitjes së drogës pranë institucioneve arsimore në qytetin e Kavajës.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza, si dhe disa telefona celularë që do të shërbejnë si prova materiale në hetim.

"Durrës / Finalizohet operacioni i koduar “Cleaning 4”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave. Arrestohen 9 shtetas, shpallen në kërkim 3. Sekuestrohen lëndë narkotike Kokainë dhe Cannabis. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Forca Operacionale, të DVP Durrës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Cleaning 4”.

Operacioni u finalizua pas disa muajsh hetime me metoda speciale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, lidhur me një grup shtetasish që ushtronin aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave në qytetin e Kavajës. 

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, u bë i mundur dokumentimi ligjor i veprimtarisë kriminale të shtetasve të përfshirë në këtë rrjet të shitjes së lëndëve narkotike, si dhe ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, për 9 nga 12 shtetasit të cilët akuzohen nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Konkretisht, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 9 shtetas të moshave 20 - 48 vjeç, të gjithë banues në Kavajë.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim 3 shtetasit e tjerë të akuzuar, banues në Kavajë. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike pranë shkollave të qytetit të Kavajës.   

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, të ndara në doza, si dhe disa celularë.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.", njofton policia.

Lini një Përgjigje