TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Maj 2026, 16:18

Arrestohet 51-vjeçari që dhunoi gazetarin Ervin Dushi në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti
Arrestohet 51-vjeçari që dhunoi gazetarin Ervin Dushi në
Ervin Dushi

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 51-vjeçarin Prek Gjoni, i dyshuar për dhunimin e gazetarit Ervin Dushi, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 18 majit në lagjen “Skënderbeg”.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër ndaluan 51-vjeçarin për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

Ky shtetas dyshohet se më datë 18.05.2026, rreth orës 20:00, në lagjen ‘Skënderbeg’, ka goditur me grushte shtetasin E. D., 46 vjeç, gazetar, për shkak të detyrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas denoncimit të bërë nga vetë gazetari, autor i dhunës është pronari i rrjetit të marketeve “Xhedis”, së bashku me persona të tjerë që ndodheshin me të në momentin e incidentit.

Gazetari Ervin Dushi ka deklaruar se dhuna ndaj tij lidhet me aktivitetin e tij publik dhe një denoncim të bërë më herët në mbështetje të një punonjëseje të marketit, e cila kishte pasur mosmarrëveshje me pronarin e kompanisë.

Pas ngjarjes, Dushi iu drejtua Policisë së Shkodrës, ku depozitoi kallëzim penal për dhunën e ushtruar ndaj tij.

Çështjen do të vijoj ta ndjek përmes institucioneve”, mësohet të ketë deklaruar gazetari pas denoncimit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e konfliktit dhe përfshirjen e personave të tjerë në ngjarje.

ervin dushi shkoder

Lini një Përgjigje