TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Maj 2026, 13:31

Kërkohej për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet në Spanjë 29-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Kërkohej për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet

Një 29-vjeçar shqiptar, i konsideruar person me rrezikshmëri të lartë, është arrestuar në Barcelonë nga autoritetet spanjolle. Ai kërkohej nga Franca për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Sipas mediave të huaja, shqiptari u ndalua në zonën Passeig de Gràcia, ndërsa në momentin e arrestimit mbante me vete një pistoletë “Makarov” të mbushur me shtatë fishekë, gati për përdorim, si edhe dokumente false identifikimi.

Ndaj tij ishin lëshuar dy urdhër-arreste europiane për ndalim dhe ekstradim nga autoritetet franceze, për veprat penale të trafikut të drogës dhe përfshirjes në organizatë kriminale. Gjithashtu, ai ishte në kërkim edhe nga një gjykatë në Barcelonë për vjedhje automjetesh.

Agjentët e Gardës Civile spanjolle e kishin ndjekur 29-vjeçarin përpara se të ndërhynin për neutralizimin dhe arrestimin e tij.

Gjatë kontrollit, autoritetet sekuestruan armën e tipit sovjetik “Makarov”, e përdorur për vite me radhë në vendet e ish-bllokut lindor dhe që përdor municion 9x18 mm.

Përveç armës, të arrestuarit iu gjetën edhe dokumente false me shtetësi greke, që i përkisnin identiteteve të tjera, si dhe 1.470 euro cash.

Pas arrestimit, shqiptari u paraqit përmes lidhjes telematike para Audiencës Kombëtare nga Gjykata e Barcelonës.

Lini një Përgjigje