
Një konflikt i ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Nisharakut ka përfunduar me plagosjen e një 55-vjeçari me thikë.
Sipas informacioneve paraprake, në Spitalin e Traumës është paraqitur Armando Minollaj, i cili ka marrë dy plagë në pjesën e barkut.
Burime spitalore bëjnë me dije se 55-vjeçari po merr trajtim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa gjendja e tij paraqitet stabël.
Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim 48-vjeçari me iniciale E. N., i dyshuar si autori i ngjarjes.
Rrethanat e konfliktit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që policia të zbardhë detajet e ngjarjes.
"Rreth orës 07:40, në vendin e quajtur “Nisharaku”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. N., 48 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., 55 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij.
Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje