TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Dhjetor 2023, 16:44

Pas Fierit, të shtëna me armë edhe në Kamëz; 33-vjeçari qëllon drejt dy personave!

Shkruar nga Pamfleti

Pas Fierit, të shtëna me armë edhe në Kamëz;

Vetëm pak minuta pas të shtënave të riregjistruar në Fier, një ngjarje pothuajse e njëjtë është regjistruar dhe në Kamëz.

Sipas informacioneve paraprake një 33-vjeçar nga Kamza, i identifikuar si Jetmir Koleci, ka qëlluar me armë zjarri drejt dy personave pas një konflikti për motive të dobëta. Nga të shtënat fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Sipas dëshmisë së dy personave ndaj të cilëve u qëllua me armë, 39 dhe 45 vjeç, (vëllezër) ngjarja me 33-vjeçarin ka nisur pasi ky i fundit ka xhiruar gomat e makinës përballë biznesit të tyre. Pas debatit Jetmir Koleci ka nxjerrë armën dhe kaq qëlluar në drejtim të vëllezërve me qëllim për t’i trembur ata.

Pas ngjarjes polica ka mbërritur në vendngjarje ku dhe ka sekuestruar makinën e autorit i cili është shpallur në kërkim. Gjithashtu grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Kamëz/Informacion paraprak/ Më datë 24.12.2023, në rrugën “OSBE”, në Kamëz, shtetasi J. K., 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve I. H., 45 vjeç, dhe A. H., 39 vjeç, dhe më pas është larguar.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf”, i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

kamëz arma

Lini një Përgjigje