
Detaje të reja janë publikuar nga mediat italiane lidhur me vrasjen e 27-vjeçares Vanessa Ballan, e cila u ekzekutua nga 41-vjeçari kosovar Bujar Fandaj.
Rezultatet e autopsisë tregojnë se para se të vritej Vanessa Ballan është rrahur barbarisht nga 41-vjeçari kosovar.
Nga ekzaminimi u konstatuan mavijosje në kokë dhe fytyrë, si dhe disa plagë në duar, të cilat besohet se i ka marrë gjatë tentativës për t’u mbrojtur.
Autoritetet italiane, shprehen se 27-vjeçarja ka marrë dy goditje në mushkëri, ndërsa më pas Bujar Fandaj e ka qëlluar me thikë në zemër, duke shpuar tej për tej organin jetësor.
Bujar Fandaj ka goditur 8 herë me një thikë 20 centimetër të gjatë të renë italiane.
Vanessa Ballan u vra në pragun e shtëpisë e goditur të paktën shtatë herë më thikë nga ish-i dashuri. Pas një viti lidhje, 27-vjeçarja kishte vendosur t’i jepte fund gjatë verës, por shqiptari nga Kosova nuk e kishte pranuar ndarjen.
Ky i fundit kishte filluar ta përndiqte duke u shfaqur disa herë në vendet ku ajo punonte, apo dhe në shtëpinë e saj duke e kërcënuar se "do ta vriste" në rast se nuk ribashkoheshin. 41-vjeçari nga Kosova donte që e reja shtatzënë të ndahej nga partneri i saj dhe të shkonte të jetonte me të në San Vito di Altivole, pak kilometra nga Spineda di Riese Pio X (Treviso), ku ndodhi tragjedia.
Lini një Përgjigje