
Të tjera detaje janë zbardhur nga arrestimi i përgjegjësit të doganës së Kakavijës dhe doganierit të kontrollit fizik nga AMP pas akuzave për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Bëhet me dije se janë arrestuar në flagrancë edhe 4 shtetas të tjerë, drejtues të automjeteve dhe posedues të mallrave të importuara si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabandë me mallra të tjera”.
Strukturat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ka ndaluar në aksin rrugor Kakavijë - Fier kanë 4 kamiona të tonazhit të rëndë, një trajler me rimorkio dhe një furgon të ngarkuar me mallra të ndryshëm, të papajisur me dokumentacionin përkatës për mallrat e importuara, me qëllim verifikimin e dokumenteve, me të cilin ishin pajisur nga punonjësit e Degës Doganore Kakavijë.
Të arrestuarit janë të moshave 40, 48, 41, 45, 50 dhe 39 vjeç.
Gjithashtu, bëhet me dije se një tjetër është proceduar në gjendje të lirë.
AMP sekuestroi disa dhjetëra ton mallra të padeklaruara, aparate celulare dhe vlera monetare.
Polcia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë e korrupsionit me qëllim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.
“Pas verifikimit të kryer, Policia Gjyqësore e AMP, në bashkëpunim me Sektorin kundër Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, në zbatim të urdhrit të Prokurorisë, kanë arrestuar në flagrancë si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;
– Doganier, me detyrë përgjegjës turni në Degën Doganore Kakavijë
– Doganier fizik në Degën Doganore Kakavijë;
– U bë shpallja në kërkim e shtetasit me detyrë Doganier i parkimit, si dhe e 3 punonjësve të Antikontrabandës, me shërbim në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë.
Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabandë me mallra të tjera”, i shtetasve (drejtues të automjeteve dhe posedues të mallrave të importuara);
40 vjeç;
48 vjeç;
41 vjeç;
45 vjeç;
50 vjeç;
39 vjeç;
– U procedua në gjendje të lirë një tjetër shtetas.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa dhjetra ton mallra të padeklaruara, aparate telefonikë celular, vlera monetare, etj.
Vijon kryerja e veprimeve hetimore procedurale, për inventarizimin e mallrave të sekuestruar, këqyrjen e aparateve telefonikë celular, pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e instaluara në këtë pikë doganore, me qëllim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, duke u fokusuar tek punonjësit e Policisë Kufitare dhe përcaktimin e rolit të secilit prej tyre.
Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” dhe “Të kontrabandës me mallra të tjera”, njoftoi AMP.
Lini një Përgjigje