TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Dhjetor 2023, 12:35

Holanda dhe Belgjika 'fundosin' bandën e shqiptarëve, i dërgojnë Greqisë bisedat e “SKY Ecc” për 5 vrasje me pagesë

Shkruar nga Pamfleti

Holanda dhe Belgjika 'fundosin' bandën e shqiptarëve, i

Deshifrimi i platformës Sky ECC ka zbuluar të dhëna të reja për sulmet vrasëse nga kriminelet e huaj në Greqi.

Sipas mediave greke nga Holanda dhe Belgjika janë dërguar në shtetin helen fakte për autorë, pjesë të mafies shqiptare, por jo vetëm, të cilët dyshohet se kanë organizuar 5 vrasje në Athinë, Mykonos, Santorini dhe Kretë.

Në Greqi nuk operojnë as një e as dy mafie të huaja, siç zbulohet nga të dhënat që disponon Policia e Athinës dhe që vijnë nga deshifrimi i shkëmbimit të qindra mijëra mesazheve dhe fotove përmes “platformës së sigurisë” Sky ECC, përdorur deri në vitin 2021 masivisht nga 171,000 të dyshuar në të gjithë Evropën, Amerikën, etj, shkruan “To Vima”.

 

shqiptare bande vrasje me pagese

Lini një Përgjigje