TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Dhjetor 2023, 11:25

Ndihmoi të burgosurin të arratiset, arrestohet i riu në Krujë; në pranga edhe një 55-vjeçar për ngacmim seksual

Shkruar nga Pamfleti

Ndihmoi të burgosurin të arratiset, arrestohet i riu në

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”.

Mësohet se 22-vjeçari akuzohet se ndihmoi një të burgosur për t’u larguar nga vendi i qendrimit.

Ndërsa 55-vjeçari akuzohet për ngacmim seksual.

"Vijon operacioni “Sundimi i ligjit”, kapen dhe vihen në pranga dy shtetas të shpallur në kërkim. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, si rezultat i kontrolleve, janë kapur dhe ndaluar shtetasit: 51 vjeç, banues në Tiranë, shpallur në kërkim për veprën penale “Ngacmimi seksual”; 22 vjeç, banues në Krujë, shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, vazhdon", njofton policia.

kruje i burgosur 55-vjecar ngacmim seksual

Lini një Përgjigje